Religion-Islam-Quran
view release on metacpan or search on metacpan
lib/Religion/Islam/Quran/QuranAlbanian.txt view on Meta::CPAN
2|115|Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.
2|116|Ata (ithtarët e librit) thanë: âAll-llahu ka fëmijëâ I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.
2|117|Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: âBëhu!â në atë moment bëhet.
2|118|E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: âPërse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument!â po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. T...
2|119|Ne të dërguam ty (o Muhammed a. s.) me të Vërtetën (Islamin), përgëzues dhe nedhir (vërejtës, qortues, paralajmërues), e ti nuk je përgjegjës për banuesit e Xhehennemit.
2|120|As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: âUdhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, ...
2|121|Atyre, të cilëve u dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejtë ashtu si është, ata e besojnë atë (Kurâanin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në dynja e në ahiret).
2|122|O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit tjerë (të asaj kohe).
2|123|Dhe ruajuni një ditë kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do tâi bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).
2|124|Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e Ai tha: âUnë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit!â Ai tha: â(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi!â (Zoti) Tha: âMirë...
2|125|Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthim dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranonie për vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që ...
2|126|Dhe kur Ibrahimi tha: âZoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoj me lloje të frutave!â Ai (All-llahu) tha: â(e furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do tâia mundësoj sh...
2|127|Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes luteshin): âZoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!â
2|128|Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na e mëso manasikun (rregullat e adhurimit) dhe falna neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!â
2|129|Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që tâu lexojë atyre ajetet Tua, tâu mësojë atyre librin dhe urtësinë, e tâi pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. Sâka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
2|130|E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
2|131|Kur Zoti i vet atij i tha: âDorëzohuâ! Ai tha: âIu kam dorëzuar Zotit të gjithësisëâ!
2|132|E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u thanë) âO bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!â
2|133|A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: âÇka do të adhuroni pas mejeâ? Ata thanë: âDo të adhurojmë Zotin (Ilah ) tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismail...
2|134|Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.
2|135|Ata (ithtarët e librit) thanë: âBëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtëâ! Thuaj: âjo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët.
( run in 1.519 second using v1.01-cache-2.11-cpan-71847e10f99 )