Religion-Islam-Quran
view release on metacpan or search on metacpan
lib/Religion/Islam/Quran/QuranAlbanian.txt view on Meta::CPAN
2|65|Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhërin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!
2|66|Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.
2|67|(Përkutjoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: âAll-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: âA bën tallje me ne?â Ai tha: âAll-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët!â
2|68|Ata thanë: âLute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo? Ai tha: âAi thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni!â
2|69|Ata thanë: âLute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj? A tha: âAi thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesitâ.
2|70|Ata thanë: âLute Zotin tëndë për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë të vërtetën në dashtë All-llahu!
2|71|Ai tha: âAi thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)!â Ata thanë: âE tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e...
2|72|(Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.
2|73|E ne u thamë: âMëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur)!â Ja, kështu All-llahu ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.
2|74|Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ...
2|75|A shpresoni se do tâu besojnë ata juve (jehudët), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (çâbënin) i ndryshuan ato.
2|76|E kur takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: âNe kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: âA po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit a. s. ) që ata para...
2|77|A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë?
2|78|E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt.
2|79|Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: âKy është nga All-llahu!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është...
2|80|Ata edhe thanë: âNeve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara!â Thuaj: âA mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nu...
2|81|Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
2|82|E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë.
2|83|(përkujtoni) Kur Ne morëm zotimin e bijve të Israilit; mos adhuroni tjetërkë, përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj miskinëve (të varfërve) dhe njerëzve u thuani fjalë të mir...
2|84|Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni vetën tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmonie.
2|85|Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkatë e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni konpensim për (tâi liruar) ata, e dëbim...
2|86|Të tillë janë ata, që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do tu lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata.
2|87|Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) shpirtin e shenjtë. E saherë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u ...
2|88|E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: âZemrat tona janë në këllëf!â Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë).
2|89|E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kurâani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se tâu vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra ma...
2|90|E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli All-llahu të mos e besojnë nga zilia, për shkak se All-llahu nga mirësia e Tij tâi shpallë atij që dëshiron nga robët e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemÃ...
2|91|Dhe kur atyre u thuhet: âBesoni atë që e shpalli All-llahuâ, ata thonë: âNe besojmë atë që na u shpall neveâ, kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij, që e kanë ata dhe është i vërtet. Thuaj: âNëse...
2|92|Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju e adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë.
2|93|(Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: âDëgjuam (me vesh) e kundërshtuamâ. E për shkak të mosbesimit të tyre, adhu...
2|94|Thuaj: âNëse bota tjetër (Xhenneti) te All-llahu është vetëm për ju, edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqert, kërkone vdekjen (e shkoni më shpejtë).
2|95|E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurr nuk e dëshirojnë atë. All-llahu di për zullumqarët.
2|96|Është e sigurtë se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë njëmijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatÃ...
2|97|Thuaj: Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhërin e All-llahut e zbriti Kurâanin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët.
2|98|Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtarë), All-llahu është pa dyshim armik i mosbesimtarëve.
2|99|Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.
2|100|(nuk besojnë argumentet tona se) Saherë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson.
2|101|E kur u erdhi atyre ndonjë i dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre të cilëve iu ishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë).
2|102|(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe atë që u zbriti në Babil dy engjëjve,...
2|103|E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
2|104|O ju që keni besuar, mos thuani: Raina - po thuani: Undhurna dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhëmbshëm.
2|105|As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
2|106|Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?
2|107|A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.
2|108|A doni të pyetni të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesimin, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.
2|109|Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë), edhe pasiqë iu është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj tâiu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa ...
2|110|Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zeqatin, e çfardo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni te All-llahu. Sâka dyshim All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.
2|111|Ata edhe thanë: âKurrsesi nuk ka për të hyrë kush në Xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: âSillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë?
2|112|Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
2|113|Jehuditë thanë se të krishterët nuk kanë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fe të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehudit nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu ...
2|114|E kush mundet të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë rrespektues...
2|115|Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.
2|116|Ata (ithtarët e librit) thanë: âAll-llahu ka fëmijëâ I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.
2|117|Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: âBëhu!â në atë moment bëhet.
2|118|E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: âPërse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument!â po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. T...
2|119|Ne të dërguam ty (o Muhammed a. s.) me të Vërtetën (Islamin), përgëzues dhe nedhir (vërejtës, qortues, paralajmërues), e ti nuk je përgjegjës për banuesit e Xhehennemit.
2|120|As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: âUdhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, ...
2|121|Atyre, të cilëve u dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejtë ashtu si është, ata e besojnë atë (Kurâanin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në dynja e në ahiret).
2|122|O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit tjerë (të asaj kohe).
2|123|Dhe ruajuni një ditë kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do tâi bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).
2|124|Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e Ai tha: âUnë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit!â Ai tha: â(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi!â (Zoti) Tha: âMirë...
2|125|Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthim dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranonie për vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që ...
2|126|Dhe kur Ibrahimi tha: âZoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoj me lloje të frutave!â Ai (All-llahu) tha: â(e furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do tâia mundësoj sh...
2|127|Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes luteshin): âZoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!â
2|128|Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na e mëso manasikun (rregullat e adhurimit) dhe falna neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!â
2|129|Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që tâu lexojë atyre ajetet Tua, tâu mësojë atyre librin dhe urtësinë, e tâi pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. Sâka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
2|130|E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
2|131|Kur Zoti i vet atij i tha: âDorëzohuâ! Ai tha: âIu kam dorëzuar Zotit të gjithësisëâ!
2|132|E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u thanë) âO bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!â
2|133|A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: âÇka do të adhuroni pas mejeâ? Ata thanë: âDo të adhurojmë Zotin (Ilah ) tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismail...
2|134|Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.
2|135|Ata (ithtarët e librit) thanë: âBëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtëâ! Thuaj: âjo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët.
2|136|Ju (besimtarë) thuani: âNe i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Isâhakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbedhjetë kabile), atë që i është dhënë Mu...
2|137|Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju ata vërtetë kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dij...
2|138|(kjo fe jona është) Njgyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu? Ne vetëm atë e adhurojmë.
2|139|Thuaj: âA doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij.
2|140|A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: âA e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë veti dhe e fshehë. ...
2|141|Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan.
2|142|Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë: âÇka i ktheu ata (muslimanët) prej kiblës (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: âTë All-llahut janë lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që doâ...
2|143|Disa ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve , dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kibl...
2|144|Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) ...
2|145|Po edhe sikur tâu sillshe çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur...
2|146|Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
2|147|E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bë nga ata që dyshojnë.
2|148|Secili (popull) ka një anë, të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për tâju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.
2|149|Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka veproni ju.
2|150|Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë ng...
2|151|(sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar tâu lexojë ajetet Tona, tâju pastrojë, e tâju mësojë librin dhe traditën, e edhe tâju mësojë atë që nuk e dinit.
2|152|Pra më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni.
2|153|O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët.
2|154|E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: âJanë të vdekurâ, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni.
2|155|Ne do tâju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët.
2|156|Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: âNe jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!â
2|157|Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit.
2|158|âSafaâ dhe âMerveâ janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh), ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te tâi vizitojë ato dyja (të ece n...
2|159|Ata, të cilët fshehin argmentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.
2|160|Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve, (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
2|161|Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
2|162|Ata përgjithmonë janë aty (në zjarrë), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
2|163|Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
2|164|Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së ...
2|165|E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt , që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur që di...
2|166|Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.
2|167|E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: âAh, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh!â Kështu All-llahu do tâju paraqesë veprat që janë dëshprim...
2|168|O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.
2|169|Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
2|170|E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): âPranoni atë që All-llahu e shpalli!â Ata thonë: âJo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!â Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë ...
2|171|Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, at...
2|172|O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë, dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
2|173|(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë...
2|174|Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për te fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do tâu flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajson ata, por për ta pason dënim...
2|175|Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
2|176|Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
2|177|Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, lajmëtarëve dhe pasurinë që e do, ua jep t...
2|178|O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i vet atëherë ajo le të përcillët (e atij që e fal) kuptuesh...
2|179|O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit).
2|180|Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejtë. Për ata që janë të devotshëm kjo ështÃ...
2|181|Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
2|182|E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtetë All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
2|183|O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
2|184|(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obligu...
2|185|(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kurâani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush...
( run in 1.801 second using v1.01-cache-2.11-cpan-007c89162af )